Ish-asistentja e Kylie Jenner, Victoria Villarroel, zbulon se pse u largua nga puna

Victoria Villarroeli e la punën e saj si asistente personale e Kylie Jennerit në fillim të vitit 2019, por vetëm tani kanë filluar të përhapen lajmet.
Në fakt, 27-vjeçarja, e cila tani është duke u bërë një influencuese në Instagram, ka zbuluar arsyet pse vendosi të linte punën e saj për Kylie, transmeton Indeksonline.

“Pas pesë vjetësh, ishte një kohë e gjatë. Kam mësuar shumë dhe kemi një marrëdhënie kaq të shkëlqyeshme, me të vërtetë e dua me gjithë zemër. Por si një person, thjesht dëshiron të rritesh, ” tha ajo në Girl Cult.
“Unë jam duke lexuar një libër me titull: “Big Magic” dhe në faqet e para, ai ju thotë se universi vendos shumë perlë brenda të gjithëve dhe më pas universi tërhiqet dhe shikon nëse mund ta gjeni atë brenda jush”, shtoi ajo.

“Kështu që unë jam duke e zbuluar këtë. Unë dua të gjej pasionin tim dhe çfarëdo që më bën 100 për qind të lumtur dhe të përmbushur”, përfundoi Victoria.
Victoria dhe Kylie duket se ende kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi Kylie së fundi postoi një video me të në Instagram./Indeksonline/