75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 24 Shtator 2023 / AR

Ish-banori i “BBVA” konkurrenti i radhës në ‘DWTS’

Pak ditë na ndajnë nga spektakli magjik i kërcimit ‘Dancing With the Stars Albania’ dhe numri i konkurrentëve sa vjen e shtohet, po aq sa edhe emocionet.

Këtë mbrëmje është konfirmuar një tjetër emër që do të marrë pjesë në spektaklin e njohur të kërcimit, e bëhet fjalë për Ronaldo Sharkën, moderator i njohur, aktori dhe ish-banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ‘DWTS’. Partnerja e tij e kërcimit do të jetë Frenki.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Evis Pupa, Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.