75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / AR

Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë

Alfio Rrotani do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai, përmes disa fotove krah partneres së tij në Instagram.

Po ashtu, ai ka zbuluar se këtë herë do të bëhet baba i një vajze.

“Po presim pjesën më të bukur të vetes sonë, princeshën tonë të vogël”!

Alfio e bëri publike lidhjen e re në qershor të këtij viti. Partnerja e tij quhet Joana Gjonaj, inxhiniere dhe sipërmarrëse.

Ai është gjithashtu edhe baba i një djali, Noah, nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.