22:12 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Ish-banori i “Big Brother Albania” del pozitiv me koronavirus

Ka shkuar në 86 numri i të infektuarave me koronavirus në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe ish-banori i “Big Brother Albania 4”, Petrit Bylykbashi, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, përmes të cilit ka kërkuara që të gjithë personat që kanë patur kontakt me të gjatë dy javë të fundit të konsultohen me mjekun dhe të iu nënshtrohen testeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Te dashtunit e mi,

Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shume.