09:02 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ish-banorja e Big Brother Albania tregon pse s’u martua në Dubai me ndonjë sheik

Ish-banorja e “Big Brother”, Bertina Mehmeti së fundmi është rikthyer në Shqipëri, pas 3 viteve në Dubai. Atje Bertina punonte në pozicionin e inxhinieres në një kompani të njohur të makinave, por nuk munguan lajmet të cilat shkruanin se ajo bënte jetë luksoze mes sheikëve.

E ftuar në “Thumb”, Bertina e mohoi këtë thashethem dhe tregoi se me sheikët nuk mund të martohesh lehtë pasi ata kanë kusht kryesor mbulimin me shami.

“Unë kam qenë prezente në media si: Bertina mes sheikëve, apo Bertina mes jetës luksoze. Bertina punonte si ata indianët aty. Sheiku në momentin që të pranon si grua, kushti primar është të mbulohesh”, u shpreh Bertina dhe shtoi se ajo për këtë arsye kurrë nuk do martohej me një sheik.

“Kompromisi i vetëm që nuk do ta pranoja dot kurrë është që të mbulohesha. Besimtare kam qenë gjithmonë. Kur kam shkuar aty kam filluar pak me atë mentalitetin konservativ. Kur shikoja Instagramin këtej nga Europa fillova të bëhesha pak paragjykuese. Në punë duhet të ishe e mbërthyer deri në gryke”, tregoi Bertina