75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Ish-banorja e “Big Brother”-it bën ndërhyrje kirurgjike për zmadhim gjoks

Ndërhyrjet kirurgjike janë trendi e kësaj nuk i shpëtojnë sidomos figurat publike.

Por, pak nga ta pranojnë të kenë bërë një gjë të tillë, e ndryshe ndodhi me ish-banoren e “Big Brother”-it, Gerta Shino.

Gerta përpara se të fillonin spekulimet, lidhur me këtë  ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar se kishte kryer ndërhyrje kirurgjike për zmadhimin e gjoksit.

Gerta e cila është mjaft e komentuar në media publikoi një fotografi gjatë dhe pas përfundimit të operimit.

Ajo theksoi se po ndihet më mirë dhe po ashtu më e bukur se më parë./Indeksonline/