Ish-banorja rrëfen netët e errëta pas daljes nga Big Brother
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Fjorentina Halili, ka rikthyer vëmendjen e publikut pas një tregimi të fortë emocional në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ajo ka zbuluar se periudha pas mbarimit të aventurës televizive ka qenë shumë më e rëndë nga sa njerëzit mund ta imagjinonin.
Sipas Fjorentinës, rrjeti social u kthye në një fushë linçimi, sidomos për shkak të lidhjes së saj me Olsi Klosin. Ndjekës të ndryshëm, sipas saj, nuk e shikonin atë “të përshtatshme” për partnerin.
Në bisedën me Erjona Rusin, ajo nuk u kursye aspak dhe tregoi komentet që e plagosën më shumë.
Pjesë nga intervista
Erjona Rusi: Pas daljes je përballur me komente negative?
Fjorentina Halili: “Më kanë bullizuar shumë sepse e shikon Olsin si djalin e bukur, me trup dhe tatuazhe, ndërsa unë isha ajo vajza që isha e shkurtër, isha pak e shëndetshme sipas atyre.”
Erjona Rusi: Olsi djalë i bukur dhe Fjorentina nuk është e denjë për të?
Fjorentina Halili: “Të flas pa filtra, ti je një zhulse, ti je shumë e shëmtuar, ti je një lope, ti duhet të vdesësh.”
Erjona Rusi: Ndërsa ai ishte një djalë i bukur?
Fjorentina Halili: “Ai ishte një djalë që meritonte këto vajzat e bukura, të gjata, të dobëta, të holla, modelet. Unë nuk isha e denjë të isha në krahun e Olsit.”
Erjona Rusi: Çfarë ndjeje?
Fjorentina Halili: “Dhimbje, por e kam kaluar këtë gjë duke mos i treguar të paktën të shtëpisë që ‘unë vuaja’ nga kjo gjë. E vuaja shumë këtë gjë. Ka patur net që shtrihesha dhe vetëm ai jastëku im dhe jorgani im e dine sa lot kam derdhur.”


