17:04 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ish-bashkëshorti i Naya Riveras i shkatërruar pas vdekjes së aktores

Një burim ka treguar për mënyrën sesi po ndihet Ryan Dorsey pas vdekjes së ish gruas së tij Naya Rivera .

” Ryan mezi ka fjetur,” tha një burim për People . “Është thjesht një makth për të.”

Burimi foli gjithashtu për djalin e tyre katër vjeçar Josey , i cili ishte me Naya në kohën kur vdiq në Liqenin Piru në Kaliforni. “Edhe pse ai nuk ishte me Naya , është nëna e Josey. Ai ka nevojë për nënën e tij, “tha burimi.

” Ryan nuk mund ta imagjinojë rritjen e Josey pa Naya . Është situata shkatërruese për të, “shtoi ky burim.

Naya dhe Ryan ishin martuar nga 2014-2018. Ryan ishte fotografuar pranë Liqenit Piru pasi kërkimi për Naya vazhdoi më herët këtë javë para se ajo të gjendej e vdekur të mërkurën.

Vetëm disa muaj më parë, Naya dhe Ryan kishin punuar për të arritur një marrëveshje të re për kujdestarinë e djalit të tyre./Indeksonline/