Ish bashkëshortja e Robert De Niro kërkon gjysmën e pasurisë së tij 500 milionë dollarësh
Ish bashkëshortja e dy herë fituesit të çmimit Oscar, Robert De Niro, Grace Hightower dëshiron gjysmën e pasurisë së tij e cila kap vlerën e 500 milionë dollarëve.
Sidoqoftë, 64 vjeçarja kishte nënshkruar një marrëveshje me aktorin legjendar në vitin 2004 me të cilën asaj i takonte një banesë me vlerë 6 milionë dollar, 500 mijë para të gatshme dhe një milion dollar për shpenzime tjera, përcjell Indeksonline.

Por, sipas avokatit të Hightower kjo nuk është as gjysma e pasurisë që ai e ka fituar që nga martesa e dytë me të ku përfshihen edhe fitimet nga 35 bizneset e tij.
Përveç karrierës së suksesshme në aktrim, De Niro është pronar i një rrjeti restorantesh.

Teknikisht ky është divorci i dytë për çiftin i cili u takua në vitin 1987, ata u martuan në vitin 1997, dhe paraqiten divorcin për herë të parë në vitin 1999, dyshja rinovuan zotimet e tyre në vitin 2004, përpara se të ndaheshin përfundimisht në nëntor të këtij viti.

De Niro dhe Hightower janë prindër të një djali 21-vjeçar Elliot dhe vajzës shtatëvjeçare Helen Grace të cilët po luftojnë për kujdestarinë./Indeksonline/