75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Ish-basketbollisti i NBA viziton Kosovën

Ish-basketbollisti i NBA-së, Nikola Mirotic, ditët e fundit ka vizituar Kosovën.

Ai së bashku me familjen e tij ka vizituar kishat dhe manastiret ortodokse serbe në Leposaviqi, Deçan dhe Bogosllovijë, shkruan IndeksOnline.

Reprezentuesi spanjoll me origjinë malazeze ka vizituar Tempullin e Shën Vasilit të Ostroskit në Leposavić, ku është pritur nga kreu i kishës, Milutin Popadiq.

Ai po ashtu gjatë vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në qytetin e Prizrenit.

33-vjeçari i cili tani është pjesë e Olimpia Milano, në të kaluarën ka luajtur në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, te skuadrat, Chicago Bulls, New Orleans Pelicans dhe Milwaukee Bucks.

Mitrovic po ashtu ka luajtur edhe për dy skuadrat spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona./IndeksOnline/