75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

Ish-basketbollisti i Superligës së Kosovës godet me grusht tifozin, përjashtohet nga klubi

Ish-lojtari i Vëllaznimit – Jericole Hellems, ka goditur një tifoz. Hellems ishte pjesë e klubit Zalakerámia, që garon në elitën e Hungarisë.

Zalakerámia udhëhiqet nga ish-trajneri i Pejës, Sebastjan Krasovec. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e fundit në tabelë me 5 humbje dhe vetëm një fitore, pasi mbrëmë u mposht nga Kaposvári.

Tifozët e Zalakerámia e përjetuan rëndë humbjen dhe kritikuan ashpër lojtarët gjatë çerekut të tretë dhe të katërt. Pas ndeshjes, basketbollistët iu afruan tifozëve, mes tyre edhe Jericole Hellems, i cili goditi një tifoz që e kishte kritikuar. Më pas, shokët e skuadrës e shoqëruan drejt dhomave të zhveshjes.

Zalakerámia reagoi menjëherë dhe i ndërpreu kontratën lojtarit. Më poshtë gjeni komunikatën e klubit:

“Pas ndeshjes së sotme kundër Kaposvár-it, njëri nga lojtarët tanë, Jericole Hellems, goditi një tifoz. Ky është një veprim antisportiv, për të cilin klubi ynë nuk mund të qëndrojë indiferent.

Prandaj, që nga sot, me efekt të menjëhershëm, kontrata e lojtarit është ndërprerë”, shkruhet në komunikatën e klubit