Ish-basketbollisti nga Istogu fshinë emrat e familjarëve nga pllaka e përuruar Ditën e Çlirimit, thotë se janë viktima civile dhe jo dëshmorë

Televizioni lokal në Istog “RTV Fontana” ka raportuar sot lidhur me një incident që ka ndodhur tek Lapidari i përuruar për Ditën e Çlirimit të Istogut.
Siç raporton ky televizion, disa përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit.
Në mesin e tyre ishte edhe ish-basketbollisti nga Istogu, Fikret shatri, i cili ka fshirë emrin e një familjari të tij.
Ky i fundit i ka thënë policisë se këtë gjë po e bëjnë që të mos shtrembërohen faktet dhe historia.
Familjarët deklaruan se po i fshijnë emrat meqë sipas tyre aty ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve.