Ish-boksieri rrahu fëmijët brutalisht për 4 vite radhazi, dënohet me vetëm 1 vit burg!
Një ish-boksier është burgosur pasi u shpall fajtor për rrahjen e vazhdueshme të fëmijëve të tij.
Christopher Doyle, 33 vjeç dhe gruaja e tij 29 vjeçare, Sibhan, synonin që fëmijët e tyre t’i mbanin nën një regjim katërvjeçar.
Prokurorët renditën një sasi të pafund të sulmeve që babai kryente, duke përfshirë goditjen me çizme të çelikut, transmeton Indeksonline.
Të katër fëmijët e abuzuar ishin të moshës nga 11 muaj deri në pesë vjeç kur dhuna ndaj tyre filloi në janar të vitit 2010. Rrahjet vazhduan deri në vitin 2014.
Hetuesitë e rastit kishin deklaruar se nuk kishin parë kurrë fëmijë më me shumë plagë se ata që ishin të kyçur në këtë rast.
Christopher u burgos për 12 muaj dhe është urdhëruar të marr pjesë në këshillime psikologjike dhe të kryente punë të papaguara deri në 180 orë.
Avokati i Christopher Jonathan Manson tha se “bindjet e tij fetare” e kishin bërë atë të mendonte se ishte në rregull për t’i goditur fëmijët./Indeksonline/