Ish-boksieri shqiptar, Xhavit Visoka: Fury fiton me nokaut ndaj Usykut, është boksier i jashtëzakonshëm

Sonte zhvillohet super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite.
Këtë “luftë” e ka parashikuar edhe ish-boksieri shqiptar, Xhavit Visoka, shkruan Indeksonline
“Sot bëhet fjalë për një meç shekullor, bëhet fjalë për katër tituj në verzionet më të vlefshme të botës. Unë mendoj se meçi do të përfundoj para kohe dhe mendimi im është që në raundin e 8 apo 10-të, Tyson Fury do të fitoj me nokaut.
“Edhe pse Usyk nuk ka asnjë humbje, unë e shoh favorit Furyn. Gjatësia dhe goditjet i ka Fury”, u shpreh legjenda e boksit shqiptar
Kujtojmë që meçi mes Usykuyt dhe Furyt pritet të zhvillohet rreth orës 00:00./Indeksonline/