Ish-bossi i Formula 1 arrin në Shqipëri, ndanë foto me Edi Ramën, çfarë po kërkon Flavio Briatore?

Flavio Briatore, një biznesmen i njohur italian, ka vizituar Shqipërinë ditët e fundit dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ai ka ndarë një video me kryeministrin shqiptar, të cilin e quan mik, dhe thotë se Shqipëria po bëhet një vend shumë modern.
Ish-bossi i Formula 1 dhe magazinës së famshme “Playboy” është i njohur për lidhjet e shumta ndër vite me emra të njohur të skenës muzikore e filmike. Ai ishte i fejuar edhe me modelen e famshme, Naomi Campbell si dhe atë gjermane, Heidi Klum.
“Drekë në Tiranë me mikun tim, kryeministrin Edi Rama”, shkruan biznesmeni italian, ndërsa shton “Shqipëria po bëhet një vend shumë modern.”/Indeksonline/