Ish deputeti Hoti: Takimi vëllazëror me bacen Jakup, sa emocional po aq i përzemërt

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës.
Ai ka treguar se takimi vëllazëror me bacën Jakup ishte sa emocional po aq i përzemërt, transmeton IndeksOnline.
Hoti ka njoftuar se përveç Jakup Krasniqit e ka takuar edhe Kadri Veselin.
Njoftimi i Hotit:
Koha iku shpejt.
Takimi vëllazëror me bacen Jakup, sa emocional po aq i përzemërt.
Si gjithmonë i qetë, krenar, i fortë e plotë besim pavarësisht rrethanave, thjeshtë madhështor.
Po ashtu fati deshi që për pak minuta ta takojë edhe Kadri Veselin, i cili si gjithmonë i afërt e me plotë respekt, qetësi e besim.
Ballëhapur e krenar duke sfiduar padrejtësin.