09:01 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës me disa kredi: Jetoj me qira dhe nuk kam pasuri të paluajtshme!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme.

“Unë jetoj me qera dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në .

Ai ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tutje sipas të njëjtit formularë deklarimi, Deda ka detyrime financiare ndaj tre bankave.

Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro.

6 mijë e 280 euro si kredi personale  i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023.

Kredi personale prej 3 mijë euro, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedes. /IndeksOnline/