75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ish-deputeti i LDK-së i quan gënjeshtra lajmet se Mustafa i ka ofruar postin e kryeministrit Albin Kurtit

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i ka quajtur spekulime dhe gënjeshtra lajmet se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka ofruar homologut të tij nga opozita, Albin Kurti postin e kryeministrit në rast të koalicionit.

Sipas tij logjika e këtij lajmi vjen nga mendësia dhe partitë që funksionojnë si kompani private dhe kartele mafioze, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se LDK është e vetëdijshme se për ta ndryshuar Kosovën duhet ta ndryshojë vetveten.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Metës:

Mjegullnaja rreth ngritjës së pandalshme të LDK-ës, dhe spekulimet e fajdegjinjëve të genjeshtrave të sofistikuara:

– „Isa Mustafa marrëveshje me VV dhe Albinin“?!


– Me‘demek „Dr. Isa Mustafa që të bëhet President – „ia paska folë“ Albin Kurtit si dhuratë, postin e Kryeministrit…“!?

Komenti: Logjika e këtij „lajmi“, vie nga mendësi dhe parti, që funksionojnë si Kompani private dhe Kartele mafioze…!

LDK, s‘ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjeherë – pronë e askujt!
– S’ ka funksionuar asnjëherë me këtë logjike – gjithsesi, asnjëherë, as nga Kryetari Dr.Isa Mistafa…!


Përtej kesaj – meqë mjegulla, që ka adresa të cakruara, s’na brengos – ta themi edhe se:


– LDK, është e vetëdijshme – se edhe sot, kur po mbush 30 vite – përjetohet nga Kosovarët dhe ndërkombëtarët – si e vetmja Levizje dhe Parti politike që mund ta ndryshojë fatin e vendit tonë, që po e bjerrin tuxharët, fajdegjinjët e tregtarët e shumtë me petk politikanesh!

Dhe LDK, për më teper, është e vetëdijshme se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet ta ndryshoje edhe vetveten!


Rrjedhimisht, reformat, janë duke ngjarë gjithandej në çdo qelize të LDK-ës.


Tuxharët, s‘kanë qenë asnjëherë pjesë as e mendesise dhe as e strukturave të LDK-ës!

– Andaj, ta themi n’t’kaluar, edhe se nëse në 980 Kuvende masive Nëndegësh, ngjajne 4-5 incidente, s‘eshte sakrificë që se vlenë – krahasuar me intencën, betimin dhe përpjekjet për tu bërë edhe më fisnik, karshi detyrave qe na presin…!

– LDK, në Shtator 2019-të, do t‘shpalojë para qytetarëve Programin dhe kuadrot më të përgaditura e profesionale, të durve dhe mendjeve të pastërta e kthjellta – që do t‘nisin reformat më radikale të cilat i ka merituar kahere – por si ka përjetuar ende – ky vend i shenjtë…!

Bashkë me forcat më progresive të vendit, me shoqerinë civile e mediat, intelektualët, e të rejat dhe te rinjtë e mrekullueshëm – do t‘ndalim Kartelet Mafioze, dhe t‘shpalojmë faqen e re – të kthimit të dinjitetit Vendit, Flamurit, Qytetarëve, Mjekeve dhe Arsimtareve, Ndertimtareve e Investoreve, Punetorëve e Veteraneve…!


Bashk… me Lidhjen!
/Indeksonline/