14:55 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ish-deputeti i LDK-së reagon pas zgjedhjes së Kryesisë: Fatkeqësisht po e shohim edhe fatin e LDK-së në Podujevë

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, përmes një postimi në facebook ka reguar në lidhje me zgjedhjen e Kryesisë së re të LDK-së.

Hoti ka shprehur paknaqësit e tij në  listën e antarëve të Kryesisë në Podujevë.

“Sot kur po e shohim listën e antarëve të Kryesisë së ngushtë dhe atë të zgjeruar fatkeqësisht po e shohim edhe fatin e LDK-së në Podujevë.

Por e gjithë kjo, sigurisht se nuk ka ardhur rastësisht sepse Drejtuesit e LDK-së në Podujevë në vend lidershipit, integritetit, perbashkimit – sot servojnë vendime të shoferëve me logjik bodygardi, qasje provincialiste – kah i ki dajtë?, linqime, propaganda, parapolitikë e gjithcka tjetër përvec kthimit të LDK-së në qeverisjen e Komunës”, ka thënë Hoti.

Tutje ka thënë, se LDK është e Llapit dhe Llapi do ti kthehet LDK-së, ndërsa ka uruar një fillim të mbarë dhe me fitore të ardhshme./Indeksonline/

Postimi i plotë:

LDK PËRMBYLLI PROCESIN E BRENDSHËM ZGJEDHOR

Për më shumë se tetë muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në proces të brendshëm zgjedhor – duke e përmbyllur sot këtë proces me zgjedhjen e Kryesisë dhe Nënkryetarëve.

Sikur në secilin proces dhe çdo herë brenda Lidhjes Demokratike, pozicionimi i Podujevës si degë brenda piramidës vendimmarrëse në LDK ka qenë dhe mbetet tepër i rëndësishëm për fatin politik dhe elektoral të vet Lidhjes. Sot kur po e shohim listën e antarëve të Kryesisë së ngushtë dhe atë të zgjeruar fatkeqësisht po e shohim edhe fatin e LDK-së në Podujevë.

Por e gjithë kjo, sigurisht se nuk ka ardhur rastësisht sepse Drejtuesit e LDK-së në Podujevë në vend lidershipit, integritetit, perbashkimit – sot servojnë vendime të shoferëve me logjik bodygardi, qasje provincialiste – kah i ki dajtë?, linqime, propaganda, parapolitikë e gjithcka tjetër përvec kthimit të LDK-së në qeverisjen e Komunës.

“Prandaj me të dobët pozicionohesh dobët”.

Mirpo LDK është e Llapit dhe Llapi do ti kthehet LDK-së, LDK është e përhershme – të përkohshëm janë ineksionistët e dobët.

Urime LDK-së përmbyllja e zgjedhjeve të brendshme. Qoftë fillim i mbarë për fitore të ardhshme.

Na priftë e mbara ✌️