75 Mall Live Search
17:52 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / LB

Ish-deputeti i NISMA-s kandidat i AAK-së për kryetar të Malishevës

Ish-deputeti i NISMA-s, Socialdemokrate, Enver Hoti do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Malishevës nga AAK.

Hoti që ishte deputet për dy legjislatura, është larguar kohë më pare nga partia e Fatmir Limajt.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot listën e kandidatëve për kryetarë të komunave nga AAK, ku konfirmohet nomonimi i Hotit për kryetar të Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, Pal Lekaj i AAK-së ka publikuar sot një fotografi me Enver Hotin./IndeksOnline