Ish-deputeti i papunë bën kërkesë për t’u kthyer në Universitet
Pas tërheqjes nga mandati i deputetit, Luçiano Boçi ka bërë ditën e sotme një kërkesë zyrtare për t’u kthyer sërish si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin Aleksandër Xhuvani.
Kërkesa pranë rektoratit është konfirmuar ekskluzivisht për Report Tv.
Nuk dihet se si do të veprohet me rastin në fjalë pasi vite më parë deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, e cila kishte qenë pjesë e legjislaturës 2013-2017 tentoi të kthehej në detyrën e saj në Fakultet, por kërkesa e saj u refuzua.