17:32 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. M.

Ish-deputeti i PDK-së ftohet nga Specialja: Do ta mbrojë UÇK-në, Liria ka emër!

Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci është ftuar nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të jetë në Hagë me 18 mars.

Eskalon skajshmërisht Gani Koci, pyet: Çfarë ndodhë nëse Fitore Pacollit i  themi 'kudra e Albinit'? | Gazeta Mejdani

“Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare. #LiriaKaEmër!”, ka shkruar ai.

May be an image of 1 person and military uniform