Ish deputeti i PDK-së përkujton Vokrrin: Miku im ti bërë të pamundurën për futbollin kosovar
Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi ka përkujtuar Fadil Vokrrin.
Ndër të tjerash Gashi duke e quajtur Vokrrin mik të tij ka thënë se i njëjti i kishte kushtuar një jetë futbollit, duke lënë gjurmë të përjetshme, që nga paraiqjta e parë në fushën e gjelbër e deri tek koha sa ishte president i FFK-së.
Tutje Gashi tha se sot do ta përkujtojnë të gjithë, madje edhe ata që i kishte kundër e që me forcën e tyre e pengonin, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Fadil, Miku im: kishe një jetë kushtuar futbollit, duke lënë gjurmë të përjetëshme, që nga paraqitja e parë në fushën e gjelbër e deri tek sukseset më të mëdhaja, si president i FFK-së për një dekadë, ato të pranimit në UEFA dhe FIFA.
Sot të gjithë po të kujtojnë President, ( edhe ata qe i kishe kundër e që me krejt forcën e tyre të pengonin).
Miku im ti bëre të pamundurën për futbollin kosovar, hape dyert e klubeve kosovare në Evropë.
Kombëtarja është rrugës së Europës, aty ku ti e ëndërrove, e pamposhtur për një vit.
Na mungon që nuk te kemi per t’i shijuar së bashku këto suksese për të cilat shumë punove.
Sot e përgjithmonë Kosova dhe shqiptarët do të kujtojnë, Fadil Vokrri. LG