09:34 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ish-deputeti i Vetëvendosjes deklaron pasurinë, s’ka shtëpi e as veturë në emër të tij

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Bazuar në formularin e publikuar nga AKK-ja, Mikullovci nuk ka shtëpi apo banesë në emër të tij.

Në emër të bashkëshortes së tij, ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 90 mijë eurosh, të blerë nga shitja e banesës dhe me kredi.

Mikullovci, nuk ka as veturë personale, por një të tillë e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, e cila kushton 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, para të gatshme në institucione financiare ai i ka deklaruar t’i ketë 2 mijë e 800 euro.

Ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka detyrime financiare deri në vitin 2021.       

“Bashkëshortja ka kredi në NLB në vlerë 160 euro në muaj, kredia kryhet në maj 2021”, ka bërë me dije Mikullovci për AKK-në. /IndeksOnline/