Ish deputeti i VV-së ia numëron partisë së Kurtit nëntë koalicione në komunat e Kosovës

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur disa koalicione zyrtare dhe të fshehta në shumë prej komunave të Kosovës.
Ai në Facebook shkruan se Vetëvendosje gjithkund ka negociu me partitë tjera, për mundësi koalicionesh, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Krasniqit:
– VV në Kamenicë bëri koalicion me AAK-në, AKR-në, dy ish-kryetarët e dështuar të komunës, Shaip Surdullin (ish-LDK) dhe Begzat Sinanin (ish-PDK), Fatmir Matoshin ish-ministër në Qeverinë PLAN;
– VV në Gjilan bëri koalicion me Qemajl Mustafën (ish-PDK) që ishte akuzuar për krim të organizuar e korrupsion si dhe me Listën Srpska (takimet e Ismajl Kurteshit që u dokumentuan me foto nëpër medie);
– VV në Junik bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Sharr bëri koalicion me LDK-në;
– VV në Vushtrri e mbështeti PDK-në;
– VV në Shtime bëri koalicion të fshehur me LDK-në;
– VV në Prizren bëri koalicion me zv.Kryeministren e “PLAN”-it, Albulena Balajn (dhe një pjesë të NISMA-s);
– VV në Viti bëri koalicion me AAK-në;
VV gjithkund, ama bash gjithkund, ka negociu me partitë e tjera, për mundësi koalicionesh.
Pasi mblodhi keqpërdorues, karrieristë e të korruptuar, majtas e djathtas dhe e mbushi partinë me ta; provoi të bëj pazare poshtë e lartë me të gjitha partitë, pasi krejt këto nuk i mjaftuan për t’i fituar zgjedhjet, tash Albin Kurti e VV-ja kthehen tek streha “kriminelët u bashkuan kundër nesh”.
N’fakt, ju i bashkuat keqpërdoruesit, konservatorët, regresistët, krejt bashkë… kundër Qendronit dhe kundër kandidatëve të tjerë, kudo që patët mundësi.