Ish-deputeti, Mefail Bajqinovci flet pasi iu djeg vetura

Sonte në lagjen “Arbëria” u dogj vetura e ish-deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar deputetin i cili ka konfirmuar që ishte vetura e tij.
“Po, vetura ime është djegur. Janë ato pamje që i keni publikuar”, është shprehur shkurt Bajqinovci për Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrëfikësit, që kanë shuar zjarrin./Indeksonline/