22:21 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / AR

Ish-deputeti merr përsipër strehimin e qytetarit që po fle në qiell të hapur në Gurrakoc të Istogut

Gani Dreshaj ka marr përsipër që të paguaj një banesë për strehimin e një të pastrehu që po fle që një kohë në qiell të hapur në Gurrakoc të Istogut. Dreshaj ka thënë se ka marr këtë iniciativë pasi ka parë një reportazh për të në një media lokale në Istog. Pajaziti nga Klina ka javë që po fle në ulësen e stacionit të autobusëve në Gurrakoc.

“Një shok i imi ma dërgoi këtë reportazh për këtë të pastrehë që po e bën gjumin në ambient të hapur në Gurrakoc.

E përshëndes nismën e nisur për ofrimin e ndihmës ndaj këtij qytetari.

Prandaj, deri sa t’i bëhet një zgjidhje afatgjate, unë e marr përsipër që të paguaj një banesë të mjaftueshme për të në Gurrakoc apo Istog.

Kushdo që gjen një banesë për Pajazitin, të shkruaj këtu në faqen time në Facebook dhe unë do kryej obligimin posa të kthehem këto ditë nga Gjermania”, shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/

Mos i humb