Ish-deputetit Muja nuk i pëlqejnë pyetjet e gazetarëve, arrin t’mos iu përgjigjet
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ndonëse jo në mënyrën e shefit të tij, Albin Kurti por megjithatë ka arritur që të mos iu përgjigjet gazetarëve në pyetjet në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe e ku pati reagime të ashpra nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës duke e kritikuar LVV-në.
Muja në konferencë, gazetarëve u tha se tek pasi të përfundojnë pyetjet në lidhje me temën që ishte importi i energjisë elektrike, më pastaj do të përgjigjet në pyetje të tjera.
“E kam parasysh rolin dhe rëndësinë tuaj si gazetar por për hir mosdeformimit dhe arsyes pse e kemi thirrur këtë konferencë do të limitohesha vetëm në pyetjen mbi arsyet e aspektit të energjisë elektrike. Por e kuptoj nevojën për informacion dhe pas kësaj do të jap një deklaratë”, tha Muja.
Edhe interesimi tjetër ishte për pyetje tjera jashtë temës, por ai nuk pranoi pyetje tjera.
“Pas konferencës për shtyp do të jem i disponohesh për ju”, deklaroi ai.
Ndërkohë vazhdoi sërish me temën e tij duke thënë se “Dy subjektet që importojnë energji elektrike në Kosovë është KESCO dhe KEDS që prodhojnë energji elektrike në Ksoovë e që janë privatizuar në 2013 duhet të jenë të qasshëm dhe të gatshëm për të iu ofruar juve informacione për mënyrën sesi ata i kanë përzgjedhur furnitorët. E kanë për detyrë. Por uën kam frikë që nuk po e bëjnë dhe unë po e bëjë. I kërkoj ZRRE që inicimin e hetimit që ka bërë pas kërkesës sonë në lidhje me kapacitet interkonjuktive dhe keqpërdorimin e saj gjatë 2014-2024 ta përfundojë në afatin më të shkurtër dhe gjitha subjektet përgjegjëse qoftë ata marrësit e energjisë elektrike apo furnizuesi të vendosen para përgjegjësisë dhe çdo cent t’iu kthehet qytetarëve përmes balancimit të tarifave”.

