75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ish-deputetja Bakalli, sërish në garë për t’u rikthyer në Kuvendin e Kosovës

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aurora Bakalli, sërish i ka hyrë garës për t’u rikthyer deputete në legjislaturën e Kuvendit që pritet të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

E specializuar në Kardiologji, Bakalli thotë se do të angazhohet për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në të cilën nuk do të ketë rëndësi përkatësia gjinore por përgatitja profesionale dhe vullneti për të kontribuar.

“Zotohem se do të përpiqem me tërë forcën time, morale e intelektuale, që brengat, shqetësimet, e po ashtu edhe idetë dhe projektet tuaja në të mirën e vendit, të marrin përgjigjen e merituar nga institucionet tona”, thotë Aurora Bakalli për rikthimin e saj në politikë.

“Do të angazhohem për një sistem arsimor e shëndetësor më të mirë; për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit; për zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e papunësisë; për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në të cilën nuk do të ketë rëndësi përkatësia gjinore por përgatitja profesionale dhe vullneti për të kontribuar”, tregon ajo.

Në këtë vend ka shumë punë për t’u bërë dhe unë jam e gatshme të marrë përsipër një pjesë të saj, thotë Bakalli.

Doktoresha e mirënjohur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, prof ass. dr. Aurora Bakalli, është vajza e doktorit të njohur të ortopedisë Bedri Bakalli.