75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Ish-deputetja e AAK’së, kërkon nga institucionet t’i falë qytetarët e ndëshkuar për mos respektim të masave

Ish-deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se nëse nuk po respektohet Ligji për Rimëkëmbje, atëherë përse duhet të ndëshkohen qytetarët për mosrespektim të masave anti Covid.

Ajo përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje institucioneve institucionet përgjegjëse qeveritare që të falë të gjithë qytetarët e ndëshkuar deri më tash, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

“Në qoftëse nuk po respektohet Ligji për Rimëkëmbje, e që në fakt ne po e shohim se nuk po zbatohet, atëherë përse duhet të ndëshkohen qytetarët për mosrespektim të masave anti Covid.
Unë thërras institucionet përgjegjëse qeveritare që të falë të gjithë qytetarët e ndëshkuar deri më tash, sepse ata duhet të mbrohen në radhë të parë nga shteti i tyre. Në mënyrë që të evitojmë shqetësimet, problemet, traumat dhe depresionin pandemik”./Indeksonline