75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Ish-deputetja e Nismës aderon në AAK, garon edhe në zgjedhje

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Shukrije Bytyçi, ka aderuar në AAK.

Madje, ajo do të jetë edhe kandidate për deputete nga partia e Haradinajt në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyçi.
Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të Degës së Aleancës në Malishevë.
Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!” ,shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/