75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 17 Janar 2023 / LB

Ish deputetja e Nismës i përgjigjet ashpër Shkëlzen Gashit: Psikosomatik je ti

Reagime të ashpra tek  Nisma Socialdemokrate ka nxitur deklarata e analistit, Shkëlzen Gashi, i cili ka thënë se e ka shqetësuar gjendja psikosomatike e Fatmir Limajt.

Ish deputetja e këtij subjekti, Arbëreshe Krasniqi ka thënë se psikosomatik janë ata sikur Shkëlzeni që e kanë sha Adem Jasharin dhe sakrificën e familjes së tij.

“Shkëlzen, ti më shumë avokon për ‘viktimat serbe’, se sa për gjenocidin serb të kryer mbi popullatën civile në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë i saj:

Shkëlzen, psikosomatik e përtej saj janë ata sikur ti që e kanë sha Adem Jasharin e sakrificën e familjes tij, e të rënët e të gjallët e UÇK-së e kanë bërë këtë vend.

Është për keqardhje që sojit tuaj i ipet hapësire në mediet tona.

Shkëlzen, ti më shumë avokon për ‘viktimat serbe’, se sa për gjenocidin serb të kryer mbi popullatën civile në Kosovë.

Shkëlzen, një lajm të keq për ty, populli shqiptarë, djemtë e vajzat më të mira të këtij vendi, gjithnjë e më shumë po bëhen bashkë, sikur në ditët e lavdisë për të mos lejuar ndryshimin e historisë tonë si popull e si komb!

Nuk do të ndalemi.