75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / LB

Ish deputetja e VV-së: Njëherë i poshtëron dhe disiplinon me video, në fund i thërret në takim

Ish nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti e ka komentuar ftesën e kryeministrit Kurti drejtuar partive opozitare për një takim të përbashkët.

Dërguti në një shkrim në Facebook ka shkruar duke aluduar në Kurtin se fillimisht i poshtëron dhe disiplinon me video, në fund i thërret në takim.

“Njëherë i poshtëron dhe disiplinon me video, në fund i thërret në takim. Kështu e do pushteti opozitën, të poshtëruar e të fyer. Unifikim përmes nënshtrimit”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Kujtojmë se sot në Kosovë, ka qëndruar Gabriel Escobar, i cili ka takuar krerët e shtetit, por edhe liderët e partive opozitare.

Në opinion gjithnjë e më shumë po diskutohet për një kornizë të dialogut si dhe për një propozim franko-gjerman për arritjen e një marrëveshje mes Kosovë dhe Serbisë.