Ish-deputetja emërohet drejtoreshë në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nisur sot ciklin e emërimeve për qeverisjen lokale, transmeton IndeksOnline.
Në kuadër të këtyre emërimeve, Islam Ukaj është emëruar Drejtor i Shërbimeve Publike, ndërsa ish-deputetja Luljeta Veselaj Gutaj është emëruar Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit.
Totaj ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të vazhdojë kompletimi i ekzekutivit me emërime të tjera, duke theksuar se qeverisja lokale do të vazhdojë të jetë në shërbim të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.
Statusi i tij i plotë:

