Ish-diplomati kosovar: Kosova nuk e ka luksin e aventurave politike

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, në një postim të bërë në llogarinë Facebook, duke komentuar situatën aktuale politike në vend, pas kërcënimit nga një senator republikan amerikan, i cili ka thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën, do t’i largojnë trupat amerikane nga Kosova, trasnemton Indeksonline.
Peci, ka komentuar një deklaratë të Presidentit të Sllovenisë, para shpërbërjes të ish-Jugosllavisë i cili ka thënë “ne Sllovenët, jemi popull i vogël, dhe ne nuk e kemi luksin e aventurave politike, sikurse Gjermania, pasi mund të zhdukemi fare si komb”.
Ky është postimi i fundit i Pecit:
Me kujtohet fort mire deklarata e Presidentit te Sllovenise ne kohen e fillimit te fillimit te shperberjes se ish Jogosllavise, z. Janez Stanovnik me parafrazim: “ne Sllovenet, jemi popull i vogel, dhe ne nuk e kemi luksin e aventurave politike, sikurse Gjermania, pasi mund te zhdukemi fare si komb”.
Me kete po dua te them, se Kosova nuk e ka luksin e aventurave politike, pasi ne nuk do te zhdukemi si popull, por pasaojat do te jene te paparishikueshme per shtetesine tone, nese Qeveria aktuale nuk i hjeke tarifat menjehere. Kam frike se sa me shume qe do te vonohemi, aq me te pafavorshem do ta kemi pozicionin tone ne raport me Serbine dhe vete procesin negociator.
Per veprimet e tona, pasardhesit e Millosheviqit qe e udheheqin Qeverine ne Beograd, vetem mund te duartrokasin. Dhurate me te mire nuk kemi mundur qe te ju jepim.
Ndryshe, djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalë në krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë./Indeksonline