75 Mall Live Search
11:43 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / L A

Ish-drejtori i Ballkanit merr pozitë te skuadra e madhe shqiptare

Klubi i madh shqiptar, KF Tirana ka bërë ndryshime në pozita kyçe.

“Bardheblutë”, kanë zyrtarizuar Omer Bunjakun si drejtorin e ri sportiv.

Këtë e zyrtarizoi gjiganti shqiptar në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku

Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll. Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

E presim me besim dhe i urojmë mirëseardhje në shtëpinë bardheblu”, thuhet në njoftimin e KF Tiranës.

Tirana, bëhet skuadra e tretë që shkupjani merr në këtë pozitë pasi që më parë ishte drejtor sportiv në skuadrat si KF Shkupi dhe së fundi në Kosovë te Ballkani./IndeksOnline/