Ish-drejtori i Barcelonës: Kishim mundësi të transferonim Moratan por në fund vendosën për Boatengin

Ish drejtori i klubit të Barcelonës, Javier Bordas ka zbuluar se katalunasit kishin mundësi të transferonin Alvaro Moratan, por në fund kishin vendosur për Kevin Prince Boateng.
“Unë i kam rekomanduar shumë lojtar klubit si Haaland, Ferran Torres, Dani Olmo etj, dhe të gjithë atë kushtonin 20 milionë euro”
“Pse nuk nënshkruam me Haalandin? Sepse stafi teknik më thanë se ai nuk ishte lojtar për stilin e Barcelonës. E vërteta është se lojtarët vijnë dhe ju nuk mund ta dini se si mund të performojnë”
“Unë bëra një lëvizje për Moratan dhe ishte e mundshme ta sjellim atë në formë huazimi, por stafi teknik refuzuan atë dhe e morën Kevin Prince Boatengin”, u shprehë Bordas.
Boateng në janarin e vitit 2019 erdhi tek Barcelona dhe qëndroj deri në qershor dhe bëri 4 paraqitje duke mos shënuar asnjë gol./Indeksonline/