75 Mall Live Search
10:25 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Ish-drejtori i kabinetit braktis Lulzim Bashën, shfaqet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha

Partia Demokratike, grupimi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, do të mbajë sot Kuvendin Kombëtar. Delegatë nga gjithë Shqipëria janë mbledhur në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve dhe kanë nisur të hyjnë për në vendet e tyre.

Në hyrjen kryesore është parë dhe ish-drejtori i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti. Ky i fundit ka qëndruar për vite me radhë në krah të Bashës kur ky i fundit ishte kryetar i PD, dhe e kishte Telitin një nga njerëzit e besuar.

Mirëpo, zhvillimet në Partinë Demokratike kanë bërë që edhe ish-drejtori i Lulzim Bashës të zgjedhë anën e tij dhe të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë, me grupimin që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, Dorian Teliti është shfaqur mes delegatëve demokratë që presin të futen në Pallatin e Kongreseve, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar.