75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Ish-drejtori i KEK-ut: Kursimi i energjisë elektrike është kulturë dhe patriotizëm

Ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka folur rreth krizës së energjisë elektrike.

Ai tha se kursimi i energjisë elektrike është së pari kulturë dhe patriotizëm.

“Kursimi i energjisë elektrike është së pari kulturë, do të thotë e dyta duke e kursyer energjinë elektrike është mendoj veprim patriotik, sepse gjenerimin e ka më të vogël se kërkesën, sidomos gjatë sezonit të lartë, nga tetori në prill, çdo konsumator duhet të kursejë”, theksoi Gjukaj.

Tutje, Gjukaj në “Edicionin Specia”, tha se duke kursyer energjinë elektrike, kurseni xhepin dhe shpenzimet.

“Po t’i thuhet një qytetari të Evropës perëndimore që një konsumator në Kosovë ngrohet me energji elektrike, kjo nënkuptohet se ai qytetarë është shumë i pasur, për shkak se energjia elektrike është njëra prej produkteve më të shtrenjta, dhe përdorimi i saj është luks për t’u përdorur, por ata e kanë një alternativ tjetër, që qytetarët e Kosovës nuk e kanë, që secili qytetarë të ketë qasje në ngrohje qendrore, ku përveç qytetit të Prishtinës dhe Gjakovës, në qytete tjera nuk është”, ka thënë Gjukaj

Gjukaj sa i përket rezervave të thëngjillit, theksoi se Kosova ka rezerva të mjaftueshme.

“Kosova ka rezerva të mjaftueshme të thëngjillit rreth 16 miliardë, por kapacitetet në bazë të njohurive që kam, Kosova maksimumin me këto pajisje që ka mund të prodhojë 8.2 milionë në vit, rreth tetë milionë i përdorë, i konsumon për nevojat e veta, për termocentralin, Kosova A dhe termocentralin Kosova B, dhe pjesa tjetër 200 mijë tonë është përdorur zakonisht për treg”.