22:58 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Ish drejtori i Prishtinës: Është dashur të ndërhyhet për të ndarë Ademin dhe Salihun

Ish drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar incidentin mes presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademit dhe sekretarit Eroll Salihu.

Ndonëse, FFK-ja përmes një komunikate mohoi sulmin mes zyrtarëve në fjalë, sipas Begollit, ka pasur përplasje madje është dashur që të ndërhyjnë njerëzit që kanë prezent.

“Diçka ka pasur, madje kam informacione se është dashur të ndërhyhet pasi përnjëmend ka pasur të plas grushti” deklaroi Begolli në ATV.