Ish-drejtori i Trepçës viziton Muzeun e Kristaleve “Trepça”

Ish-drejtori menaxhues i Trepçës, Ferat Shala ka vizituar sot Muzeun e Kristaleve të Kosovës, “Trepça”.
Deputeti aktual i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur si kënaqësi e emocion këtë vizitë.
“Sot gjatë ditës vizitova Muzeun e Kristaleve të Kosovës “Trepça”.
Kënaqësi dhe emocion mes pasurive dhe pasqyrimit real të nëntokës tonë të begatë” shkruan Shala në Facebook. Ferat Shala ka qenë një nga drejtuesit e suksesshëm të këtij institucioni, ndërsa ka qenë edhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor./Indeksonline/

