75 Mall Live Search
21:22 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / MSH

Ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës zyrtarizohet si kandidat për deputet

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Ardian Olluri, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kandidatura e Ollurit u zyrtarizua në takimin e sotëm të LDK-së në Lipjan, me ç’rast u prezantuan të përzgjedhurit e kësaj dege për garën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Me të prezantuar kandidaturën e tij, Olluri u shpreh i lumtur që do të përfaqësojë zërin e bashkëqytetarëve të tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Ky nominim është një nder i madh për mua dhe një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë. Së bashku me përkrahjen tuaj dhe besimin e ndërsjellë, jam i bindur se mund të punojmë për një të ardhme dinjitoze për vendin tone”, u shpreh Olluri.

Eksperienca e Ollurit me qytetarët e Republikës paraqet një rrugëtim të gjatë politik, sidomos me aktivizimin e tij si drejtor i Urbanizmit në Kryeqytet, nga viti 2017 e deri në dhjetor të 2021-tës.

Ky është njoftimi i plotë i Ollurit:

Të dashur familjarë, miq, shokë, kolegë e bashkëpuntorë,

Të nderuar antarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Shumë të nderuar qytetarë të Lipjanit dhe mbarë Republikës së Kosovës,

Me kënaqësi dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ju njoftoj se struktura e degës së LDK-së në Lipjan, së bashku me kryetarin Imri Ahmeti, më kanë nominuar zyrtarisht si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky nominim është një nder i madh për mua dhe një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë.

Së bashku me përkrahjen tuaj dhe besimin e ndërsjellë, jam i bindur se mund të punojmë për një të ardhme dinjitoze për vendin tonë.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj dhe ju ftoj të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të përparuar bashkërisht drejt synimeve tona të përbashkëta.

I juaji,

Ardian Olluri