75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ish-drejtori sportiv i Interit: Nëse do të isha Icardi, do të gjeja një burrë të ri për Wanda Narën

Ish drejtori i Romës dhe Interit i ka dhënë Mauro Icardit një zgjidhje komike për Wanda Nara.

Icardi tashmë është thënë se ai mund të largohet nga Inter pasi ai ftohu marrëdhëniet me klubin në shkurt. Ai gjithashtu nuk ka shkuar me ekipin italian  në udhëtimin e tyre parasezonal në Azi.

Në një intervistë që Sabatini i dha Gazzetta dello Sport ai tha: “Po të isha Icardi? Do të gjeja një të dashur për Wandën, kështu që ajo do të largohej nga pak nga Mauro, një djalë i mrekullueshëm e një baba i dashur”.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë të martuar tash e 5 vite./Indeksonline/