15:04 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Ish-dyshja e Ballkanit vijnë në Kosovë nga Rumania për ta shikuar finalen

Skuadra e Ballkanit dhe ajo e Prishtinës janë duke zhvilluar ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” është një numër i konsiderueshëm i tifozëve, shkruan Indeksonline

Dy ish-lojtarët e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha janë të pranishëm në stadium.

Të dy kanë ardhur nga Rumania për ta shikuar ndeshjen e ish-klubit të tyre.

Kujtojmë që në stadiumin e Drenasit i pranishëm është edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda./Indeksonline/