Ish e dashura e futbollistit italian dënohet për vdekjen e tij 35 vjet më vonë

Pas plot 35 vite, është zbardhur e vërteta e vdekjes së futbollistit italian, Denis Bergamini.
Gjykata Penale e Kozencës në vendimin e fundit tha se ish e dashura e Bergaminit, Isabella Interno, u shpall fajtore për vrasjen e tij dhe ëshë dënuar me 16 vjet burg, shkruan IndeksOnline.
Ai u vra në moshën 29 vjeçare nga italianja Isabella Interno, ish e dashura e tij, e cila ishte 18 vjeç kur kreu krimin, e ndihmuar nga dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Gruaja e dënuar ka mbajtur gjithmonë versionin se futbollisti , në një debat më 18 nëntor 1989, u hodh në boshllëk nga një motel buzë rrugës në Kalabri (në jug) dhe u përplas nga një kamion në autostradë.
Megjithatë, pas tre vitesh hetime për një çështje që është rihapur disa herë që nga viti 1989 , autoritetet konstatuan se Bergamini ishte hedhur në boshllëk tashmë të pajetë, pasi ishte mbytur me një qese plastike ose materiale të ngjashme.
Vendimi i Gjykatës Penale të Kozencës nënvizonte se si Internò kishte planifikuar gjithçka për vrasjen e Bergaminit.
Futbollisti italian u takua me të për të zgjidhur përfundimisht çdo problem pasi kishte përfunduar më parë lidhjen me Isabellan./IndeksOnline/