19:40 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Ish e dashura e Justin Bieber e pa konkurrencë, promovon të brendshmet e linjës së Rihannës

Pinup Chantel Jeffries e ka përdorur kohën e saj vetëm në shtëpi nën izolim total.

Bukuroshja, e cila më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin, Justin Bieber, mori për të modeluar të brendshme femrash me dantella vjollce nga linja Rihanna’s Savage x Fenty këtë javë. Ylli fotogjenik ndau me ndjekësit e saj në Instagram 4.6M lajmin se ajo është një ambasadore për linjën e suksesshme.

 27-vjeçarja punon si modele, por detyra kryesore e saj është si DJ pasi ajo ka bërë muzikë për disa nga ndejat më të mëdha në Miami dhe LA.

‘Përshëndetje nga brenda’, ka shkruar ajo ndërsa etiketoj linjën e veshjeve të brendshme të Rihanna-s.

Chantel – e cila u diplomua në Universitetin Ndërkombëtar të Florida – është futur në biznesin e muzikës, duke u quajtur Ceejay The DJ dhe duke lëshuar EP-në e saj të pare në vitin 2018. 

Shfaqjet e saj të fundit janë anuluar për shkak të COVID-19.

Por të mërkurën ajo tregoi disa nga aftësitë e saj të performancës gjatë një video të Tik Tok, në disa lëvizje mjaft mbresëlënëse. 

Ylli u pa për herë të fundit në mars me motrën e saj të vogël Selah në Los Angeles./Indeksonline/