75 Mall Live Search
13:05 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / AR

Ish-e dashura e Leonardo DiCaprio-s i la në hije të gjithë në tapetin e kuq

Aktorja amerikane dhe ish-e dashura e Leonardo DiCaprio-s (51), Camila Morrone (28), ishte qendra e vëmendjes në premierën e mbrëmshme në Londër të sezonit të dytë të serialit Night Manager.

Ylli mbërriti në tapetin e kuq me një kombinim të guximshëm mode – një korse ari me vlerë 3800 euro dhe një fund të zi transparent nga Carolina Herrera, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Aktorja 28-vjeçare tregoi figurën e saj të hollë me fundin e saj transparent, duke zbuluar këmbët e gjata.

Ajo e kompletoi pamjen me sandale të zeza me taka të larta dhe një bluzë elegante me ngjyrë të artë, ndërsa flokët i kishte të mbledhura me volum./Indeksonline/