Ish-futbollisti i Arsenalit kapet në një klub striptizmi në Rusi
Ish-ylli i Arsenal Andrey Arshavin është kritikuar nga media pasi ka dalë nga një klub striptizmi duke kalëruar një kalë në St Petersburg.
Ish-sulmuesi, 37, ka nisur një profesion të ri si kryetari i një projekti të rinjsh në futbollin rus.
Por mbrëmjen e së martës, Arshavin është filmuar duke përqafuar dy femra teksa ka dalë nga klubi i famshëm Maximus.
Një nga shoqërueset është identifikuar si 26-vjeçarja Karina Neman, një stjuardesë.
Historia nuk është pritur mirë në Rusi teksa gruaja e Arshavin ka mbyllur profilin në rrjetet sociale derisa të harrohet historia.
Videot e tij mbi një kalë janë bërë virale në Rusi.