75 Mall Live Search
16:26 / E Enjte, 07 Mars 2024 / Gj. Sh

Ish-futbollisti i Arsenalit u diagnostikua me një sëmundje të rallë

Mesfushori suedez Kristoffer Olsson, vuan nga një sëmundje e rallë.

Ish-futbollisti i Arsenalit, vuan nga mpiksje të shumta gjaku të vogla në të dy anët e trurit të tij si pasojë e një gjendje inflamatore jashtëzakonisht të rrallë në enët e trurit të tij, shkruan IndeksOnline.

28-vjeçari ka qenë në spital dhe ka vendosur një ventilator pasi ra pa ndjenja në shtëpi muajin e kaluar. Ai u shtrua në Spitalin Universitar Aarhus, ku klubi tha se ai i ishte nënshtruar disa skanimeve dhe testeve në javët e fundit.

Klubi ku luan aktualish Olsson, Midtjylland ka njoftuar se gjendja shëndetësore e mesfushori është stabile.

“Diagnoza përputhet me tezën mbi të cilën mjekët specialistë kanë punuar dhe trajtuar deri më tani. Gjendja e Kristofer Olsson tani konsiderohet e qëndrueshme dhe mjekët vazhdojnë të shohin njëfarë progresi. Në të njëjtën kohë ata mendojnë se niveli i ndërgjegjes së Kristoffer është në rritje. Në periudhën e ardhshme, mjekët do të përpiqen ngadalë ta nxjerrin nga respiratori mesfushorin suedez. Por ai mbetet në terapi intensive dhe ende nuk është e mundur të thuhet asgjë për periudhën kohore të trajtimit dhe prognozën përfundimtare.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/