Ish-futbollisti i Barcelonës: Sekreti i Guardiolës është agresiviteti, por ju s’e shihni atë
Gerard Deulofeu ka thënë se Pep Guardiola është trajner agresiv, por këtë s’e shohin fansat. Ish lojtari i Barcelonës ka thënë fjalë të mëdha për trajnerin spanjoll, duke e zbuluar edhe këtë sekret të tij.

“Pep është trajner i veçantë për çdo gjë që ai ka arritur . Sekreti i tij është agresiviteti që askush nuk e sheh, vetëm ata që janë në zhveshtore. Bën punë shumë të madhe dhe krijon rezultate” ka thënë Deulofeu.
I pyetur për kohën e tij te Barca, spanjolli s’ka dashur të komentojë shumë.
“Është e kaluara dhe nuk duhet të jetoni prej saj, unë jetoj në të tashmen dhe punoj për të ardhmen. Barcelona është një e kaluar” ka thënë futbollisti i Watford./Indeksonline/